Zbulohen aplikacionet që vjedhin password-in në Facebook

Ekspertët e sigurisë kompjuterike kanë zbuluar një problem të ri, të quajtur GhostTeam, në së paku 56 aplikacione në dyqanin e Google Play.

GhostTeam dedikohet për vjedhjen e emrave të përdoruesve dhe fjalëkalimeve në Facebook.

Ai fshihet në formën e aplikacionit për baterinë e llambës, kompasit, skanerit dhe kodeve QR, pastrimit të telefonit të mençur, argëtimeve në forma të ndryshme dhe shkarkimeve të videove, transmeton KP.

Siç ndodh shpesh, vetë aplikacionet nuk përmbajnë kod me qëllim të keq, andaj lejohen të përfshihen në katalogun e Google Play.

Ky ‘malware’ mbledh informacione rreth pajisjes, vendndodhjen, gjuhën dhe parametrat e shfaqjes. Sa më shpejt që ju të hapni aplikacionin në Facebook, ai do të kërkojë serish nga ju kyçje në formë verifikimi, por kur ju do të shkruani emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, ato të dhëna do t’i dërgohen autorit të virusit.

GhostTeam është zbuluar nga Avast dhe Trend Micro. Besohet se kjo është një çështje e punës së një zhvilluesi vietnamez, pasi gjuha vietnameze është përdorur për të shkruar kodin e kompjuterit.

Aktualisht, përdoruesit e Android në Indi, Indonezi, Brazil, Vietnam dhe Filipine janë në rrezik më të lartë, shkruan Hacker News.