Zbritjet e rrejshme në markete, reagojnë qytetarët

Reklamat të cilat po joshin qytetarët, si duket po ju kushtojnë shumë tek arka.

Shpeshherë çmimi poshtë produktit po dallon me çmimin e faturuar.

Selatin Kaçaniku nga Organizata Joqeveritare “Konsumatori”, tha se kohëve të fundit po bëhet një mashtrim i madh i konsumatorëve, e madje sipas tij në krahasim sa ka kësi lloj manipulimesh, shumë pak po paraqiten në opinion.

Sipas Kaçanikut fajtor janë inspektorët, të cilët shumë rrall bëjnë inspektime.

Por, kryeinspektori në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë, Lulzim Syla tha për Tribuna Channel se kjo po ndodh për shkak të numrit të vogël të inspektorëve.

Syla tregon edhe sa gjoba kanë shqiptuar gjatë këtij viti për pronarët e marketeve.

Edhe qytetarët pohojnë raste të tilla ku çmimi i faturuar ka qenë më i lartë se sa çmimi poshtë produktit.

Ndërsa, një qytetare tjetër thotë se këto raste më së shumti ndodhin gjatë kohës së festës.

Syla u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që sapo të vërejnë manipulime të tilla, të adresojnë ankesat e tyre.