Ymeri: Ushtria duhet bërë, nuk duhet të ndalemi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se Kosova duhet formuar ushtin, por që edhe duhet kujdesur që marrëdhëniet me aleatët të avanësojnë në një stad të ri edhe sa i përket formimit të ushtrisë.

Ai gjatë fjalimit të tij në Mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, tha se duhet shpjeguar mirë faktorit ndërkombëtar.

“Ushtria duhet bërë. Duhet të kujdesemi që marrëdhëniet e partneritetit dhe bashkëpunimin me aleatët e Kosovës ta avansojmë në një stad të ri edhe për sa i përket arkitekturës së mbrojtjes për Republikën e Kosovës. Domosdoja për Ushtrinë e Kosovës për mbrojtje, sovranitet e dinjitet duhet shpjeguar mirë. Nuk duhet të ndalemi në këtë drejtim. Por jo të zmbrapsemi”, ka thënë Ymeri, përcjell lajmi.net.

Ai duke folur për projektligjin për FSK-në ka thënë se ai vetëm i shton kapacitetet.

“Ligji i FSK-së nuk e ndryshon atë, vetëm se ia shton kapacitetin. Ka shumë gjëra që duhet amandamentuar në atë ligj. Ligji më shumë se për qëllimin e vet, flet për qëllimin e Thaçit”.

“Sjellja e ligjit në këtë mënyrë ka për qëllim avancimin e Thaçit”, ka pohuar Ymeri para delegatëve.

“Për shkak të rrethanave nuk ka rrugë tjetër të shkurtë, përveç zgjerimit të FSK-së. Kjo rrugë nuk është e mjaftueshme pot nuk bën të ndalemi në gjysmë”, ka thënë Ymeri ndër të tjera.