Ymeri: Demarkacioni është tradhti ndaj shteti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar edhe një herë se seanca e një shtatori është fundi i marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, ditë kjo kur republikës iu mbrojt territori.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se marrëveshja për demarkacionin është e papranueshme nga populli i Kosovës dhe meqë është mbrojtur nga Thaçi dhe Mustafa, gabimi ka qenë i vetëdijshëm.“Marrëveshja e Thaçit rrezikonte 8200 hektar por kundërshtimi i përbashkët dëshmoj që rreziku vjen nga Prishtina nga Thaçi e Mustafa.

Sot kemi kuvend por s’kemi marrëveshje për demarkacion, kjo është fitore për Kosovën sepse republikës iu mbrojt territori, kjo është fitore e opozitës dhe atyre që kundërshtuan këtë marrëveshje, është fitore e popullit të Kosovës.