Ylli i Shqipërisë te top-dështimet e Series A

Pas këtij fillim sezoni, me skuadrat që kanë kolauduar kontingjentin e tyre, e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” sjell futbollistët që nuk kanë treguar më të mirën e tyre në kampionat.

Në formacionin e të dështuarve bën pjesë edhe vlonjati Ledian Memushaj.

Pas transferimit te ekipi i Beneventos, 30-vjeçari duket se nuk ka gjetur ende formën e sezonit të kaluar, ku ishte nga më të mirët tek ekipi i Peskarës, edhe pse nuk arriti ta mbante ekipin e tij në ligën e parë.

Krahas tij, në këtë formacion me lojtarët më të dobët në 7 javët e para bëjnë pjesë edhe emra të njohur si Dagllas Kosta i Juves, Bertolaçi apo Çerçi.Edhe në dy ndeshjet e vështira të kombëtares me Spanjën dhe Italinë, Memushaj nuk bëri një paraqitje nga ato të cilat jemi mësuar ta shohim në Europianin 2016 apo edhe më parë.

SHPËRNDAJE