Ylli i ri musliman i Manchester Cityt e merr me vete nënën në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës (Video)

Manchester City njoftoi nënshkrimin e kontratës me Riyad Mahrez të martën. Kampionët e Premier Ligës konfirmuan “kapjen” e lojtarit të PFA 2016 të vitit nëpërmjet llogarisë zyrtare të Twitter.

Është një marrëveshje që kushton 60 milionë funte, me potencialin që kostoja të arrijë 75 milionë funte.
Mahrez ka shprehur tashmë ngazëllimin e tij për të qenë pjesë e Cityt.

Por Mahrez mahniti edhe më tej me gatishmërinë e tij për ta marrur nënën e tij me vete, pikërisht në nënshkrimin e kontratës. Ajo dukej tejet e lumtur për të arriturat e të birit. /MESAZHI/