Xherdan Shaqiri shokon Stoke City-n

Lojtari kosovar Xherdan Shaqiri thotë se priste gjëra të tjera kur i ishte bashkuar Stoke Cityt.

Klubi anglez është pranë rënies nga liga dhe mesfushori kosovar po mendon qysh tash për largimin.

“Kjo nuk ishte ajo për të cilën kisha nënshkruar kur iu bashkova Stoket”, theksoi përfaqësuesi zviceran.

“Të gjithë e dinë që unë jam lojtar që dëshiron të luajë në nivele të larta dhe jam i mllefosur sigurisht. Kam kontratë edhe dy vjet, por të shohim në fund të sezonit”, përfundoi ai./indeksonline