Xhemshit Krasniqi dënohet me tetë vjet burg për krime të luftës

Sot, në Gjykatën Themelore të Mitrovicës një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë ndërkombëtar e shpalli fajtor të akuzuarin Xhemshit Krasniqin për kryerjen e veprës penale “Krime të luftës kundër popullsisë civile” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, njofton kumtesa.

I pandehuri u shpall fajtor për arrestimin, ndalimin e paligjshëm, cenimin e integritetit trupor, të shëndetit dhe torturimin disa dëshmitarëve dhe civilëve të panjohur në kampet e UÇK-së në Kukës dhe Cahan (Shqipëri), si edhe në Prizren gjatë vitit 1999. I akuzuari i kreu veprat e tij në bashkëkryerje me pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, thuhet me tej në njoftim.

I pandehuri Xhemshit Krasniqi u dënua me dënim të përgjithshëm prej 8 vjet burgim dhe me një gjobë prej 1500 eurove. Me anë të një vendimi të veçantë, atij i është vazhduar paraburgimi deri sa ky aktgjykim ta merr formën e prerë. Të gjitha palët kanë të drejtë ankese, thuhet në fund të njoftimit.