Xhamitë e shembura në Gaza i ndërtoi Turqia

Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) pasi kaloi në veprim për ndërtimin e xhamive të shembura për shkak të sulmeve izraelite në Gaza ka realizuar ndërtimin e 9 xhamive, raporton Anadolu Agency (AA).

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar me kërkesë të muslimanëve që jetojnë në Gaza e cila ndodhet nën embargo filloi ndërtimi i 9 xhamive, ku TDV pavarësisht vështirësive për të dërguar çimento në rajon, ajo ka plotësuar në masë të madhe ndërtimin e xhamive.

Pritet që në muajt e ardhshëm të vihen në shërbim 9 xhami të përmasave të ndryshme nga njëra tjetra të cilat kanë një kapacitet në total për faljen e namazit nga 40 mijë e 800 persona.

– Xhamitë e ndërtuara në Gaza dhe veçoritë e tyre janë si më poshtë:

– Xhamia Imam Buhari: Në xhaminë e cila ndodhet në pjesën veriore të Gazas mund të falen 5 mijë persona. Xhamia që ndodhet afër kufirit me Izraelin ishte shembur si pasojë e sulmeve në vitin 2004.

– Xhamia Imam Muslim: Xhamia e cila dodhet në veri të Gazës është shembur në vitin 2009 dhe me formën e re do t’u shërbejë 3 mijë personave.

– Xhamia Hasan Albenna: Xhamia e shembur në vitin 2009 ku patën humbur jetën teksa faleshin 4 persona dhe ku 16 të tjerë u plagosën gjatë një zjarri të hapur nga ushtarët izraelitë u rindërtua sërish me mbështetjen e TDV. Xhamia ka një kapacitet prej 9 mijë personash.

Xhamia Sultan Abdulhamid: Në këtë xhami e cila u shemb në vitin 2014 dhe që u rindërtua sërish do të mund të falen 4 mijë persona.

– Xhamia Sefa: Është një xhami më e vjetër se gjysëm shekulli e viteve 1949 dhe si pasojë e sulmeve ajo u shemb në vitin 2014. Xhamia e ndërtuar nga TDV në rajonin Alvusta ka një kapacitet prej 9 mijë personash.

– Xhamia Bedir: Është e ndërtuar në vitet 1954 dhe ndodhet pranë ndërtesave qeveritare. Gjatë një sulmi ndaj xhamisë në vitin 2008 humbën jetën shumë persona, xhamia e shembur në 2008 ka një kapacitet prej 9 mijë perosnash.

– Xhamia Hamza: U shemb në vitin 2014 dhe xhamia e përfunduar do të ofrojë një shërbim për 600 persona.

– Xhamia Imam Malik: Xhamia e shembur në vitin 2014 ndodhet në rajonin Han Junus dhe ka një madhësi ku mund të kryejnë adhurimin 500 persona.

– Xhamia Tevhid: Ndodhet pranë kufirit me Egjiptin, është shembur në vitin 2014 dhe ka një kapacitet prej 700 personash.