Xhamitë e Deçanit mbledhin rreth 4 mijë € për hoxhën e sëmurë

I riu Jetullah Haliti, njëkohësisht hoxhë në Komunën e Mitrovicës, në fshatin Rashan, është diagnostifikuar me sëmundjen leukemi akute.

Operacionin të cilin duhet ta kryejë këto ditë patjetër, kushton afro 160 mijë euro, ndërsa menjëherë ka nisur mobilizimi i shqiptarëve për grumbullimin e kësaj shume.

Edhe xhamitë e Komunës së Deçanit, kanë marrë iniciativë për t’i dalë në ndihmë të riut.

Madje, ata kanë treguar se sa të holla secila xhami ka mbledhur, të cilat janë dorëzuar në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Kontributi i xhematit të xhamive të Deçanit për tubimin e të hollave për të riun e smur nga Mitrovica :

1, Xhamia e Llukës se Epërme 2155€
2, Xhamia e Isniqit 470€
3, Xhamia e vjeter e Deçanit 395€
4, Xhamia e Strellcit te epërm 240€
5,Xhamia e Strellcit të Ulët 192€
6,Xhamia e Irzniqit 135€
7,Xhamia e Qendres Junik 80€
8. Xhamia e Maznikut 40€
9.Xhamia e Belegut 30€
10.Xhamia e Drenocit 10€
11.Xhamia e Pobergjes 80€

Totali i dorzuar nga KBI në BIK ,,,,,,,, 3822€