Xhamia në Vaxjo të Suedisë tani thërret ezanin me altoparlant

Suedia ia ka lejuar një xhamie në qytetin Vaxjo që të thërras ezanin me altoparlant me rastin e faljes së namazit të xhumasë.

Ky vendim vie vetëm pesë muaj para zgjedhjeve që do të mbahen në vendin i cili strehon një numër të madh të refugjatëve.

Kryeministri i vendit Stefan Lofven tha se respektimi i të drejtave fetare është goditje ndaj diskriminimit dhe stigmatizimit shoqëror.

Deklarata e tij u bë lajm në mediat vendore dhe ndërkombëtare, duke thënë se “Diferenca na bën më të fuqishëm”.

Ezani do të lejohet të premteve për 3 minuta e 45 sekonda.

Nuk dihet saktësisht sa muslimanë jetojnë në Suedi, por Agjencia Suedeze për Mbështetjen e Komuniteteve Besimitare tha se numri i tyre mund të jetë afro 400,000.