Xhamia e Plumbit në Shkodër drejt rikonstruksionit

Shumë shpejt xhamia e Plumbit në qytetin e Shkodrës do ti nënshtrohet një ndërhyrje.

Premtimi vjen nga ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro deklaratë të cilën e ka bërë gjatë një takimi në Shkodër me specialistë të monumenteve të kulturës.

Kumbaro ka deklaruar se kjo xhami kërkon një ndërhyrje inxhinierike në sistem dhe në të gjithë territorin ku ajo ndodhet, ndërkohe prej 2 vitesh ka një bashkëpunim me agjencinë turke TIKA. Kumbaro thekson se në bazë të këtij bashkëpunimi parashikohen ndërhyrje por që kërkojnë kohë pasi nuk është një proces i lehtë, si edhe është parashikuar edhe ndërtimi i një dige që të parandalojë përmbytjet që përfshin edhe xhaminë.

Kumbaro ka sqaruar se jemi në pritje të fazës finale të projektit teknik dhe me anë të këtij projekti pretendohet të gjendet një zgjidhje përfundimtare e xhamisë. /a.a/ /a.g/