Xhamia e Mazhiqit e ndërtuar në vitin 1545, por tashmë e harruar (Video)

Në Trepçën e epërme në shekullin e XVI-të, ekzistonin tre faltore islame, një xhami dhe dy mesxhide.

Tani ka mbetur vetëm një, e ashtuquajtura xhamia e Mazhiqit, e ndërtuar në vitin e largët 1545 nga Maslihuddin Abdul-Gani.

Ky i fundit ka financuar ndërtimin e “Dykanxhik Xhamisë”, “Kurshumli Hanin”, “Shengyl Hamamin” dhe sistemin e ujësjellësit në Shkup.

Tipologjia e saj i përket asaj të shkollës së Azisë së vogël. Veçantia e saj kryesore është se në tërë Ballkanin ekzistojnë vetëm katër xhami të tilla.