Xhaka shënon në barazimin ndaj Liverpoolit

Ka përfunduar pa fitues, por me gjashtë gola e mijëra emocione përballja mes Arsenalit dhe Liverpoolit në ‘Emirates Stadium’.

Arsenal dhe Liverpool kanë dhuruar spektakël duke barazuar 3:3 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të të Premierligës.Liverpooli e nisi më mirë takimin, duke shënuar përmes Coutinhos për 0-1, ndërsa me të filluar pjesa e dytë, ‘The Reds’ dyfishuan epërsinë me anë të Salah.

Pas kësaj, erdhi radha e ‘bombardimeve’ të Arsenalit që shënoi tre gola, me anë të Sanchez, Xhakës dhe Ozil.Liverpoolin nga humbja e shpëtoi Firmino, që shënoi për 3:3.