Xhaka: Përkrahja që marr nga Kosova ime më jep motiv të punoj (Video)

Futbollisti i njohur Granit Xhaka, ka falënderuar të gjthë njerëzit që ishin të pranishëm dje në stadiumin e Prishtinës, për të ndjekur “Lojën e Yjeve”.

Përmes një videoje të postuar në Instagram, Xhaka tha se ndjehet i privilegjuar kur feston me stadiumin plot, 20 vjetorin e çlirimit, njofton Klan Kosova.

Më poshtë statusi i tij i plotë.

Nder dhe privilegj, kur feston me stadiumin plotë 20-të vjetorin e çlirimit të Prishtinës, vendlindjes së prindërve të mi. Vërtetë isha i emocionuar si kurrë më parë, pasi që po zhvilloja ndeshjën në stadiumin që mban emrin e legjendës “Fadil Vokrri”, po ashtu përkrahja që marr nga Kosova ime më jep motiv dhe forcë të punoj e ku do që jam të tregoj se nga i kemi rrënjët.
Ju falenderoj të gjithëve, që ishit të pranishëm, dashnia dhe përkrahja juaj më ka mbushur zemrën duke mos u kursyer asnjëherë që të jem mesin tuaj.
I juaji, GX34.