Xhaka i dhuron tri pikë Baselit, mposht rusët

Baseli ka mposhtur CSKA e Moskës në Rusi me rezultat 2-0.

Golin e parë për zviceranët e shënoi mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka në minutën e 29-të.

Në minutën e fundit të ndeshjes shënoi edhe Dimitri Oberlin për ta siguruar fitoren.

Gol në këtë ndeshje shënoi edhe shqiptari tjetër, Albian Ajeti mirëpo u anulua nga gjyqtari.

Pas kësaj fitore, Baseli është në pozitën e dytë në grupin A me gjashtë pikë, tri më pak se Manchester United.