Worldarchitecture: ”Arena Kombëtare”, stadiumi i ri i Shqipërisë-Foto

ATSH/ – I projektuar nga studioja italiane ”Archea Associati” dhe drejtuar nga arkitekti Marco Casamonti, ky stadium parashikon 22 000 vende dhe e bën atë stadiumin më të madh të futbollit në Shqipëri, që do të shërbejë për ndeshjet e kombëtares shqiptare, shkruan worldarchitecture.org.

Stadiumi, i vendosur në qendër të Tiranës, me një sipërfaqe prej 43 000 metrash katrore, do të ofrojë një sërë shërbimesh si dhoma për sportistët, kafene, ambiente për median, qendra kongresesh, salla trofesh si dhe një kullë të lartë 100 metra, që do të shërbejë si hotel për turistët.

FSHF, që monitoron situatën, thotë se deri tani janë kryer 60% e punimeve. Struktura prej çimentoje dhe hekuri u kompletua, ndërsa përgatitja e materialeve të tjera është në përpunim nëpër sektorë jashtë stadiumit.

Aktualisht po ndërtohen shkallet e tribunës. Të gjitha punimet për qëllimet e caktuara të stadiumit janë të kompletuara, ndërsa inxhinierët thonë se pas montimit të mbulesës, do të nisin punimet për rregullimin  e fushës.

Në maj të 2016, që pas luajtjes së ndeshjes së parë në ”Qemal Stafa” në vitin 1946, fasada e hyrjes së tij u çmontua dhe u ruajt.

Ajo do të vendoset përsëri në këtë stadium.