Wilder “bombardon” Stiverne me nokaut teknik që në raundin e parë (Video)

E gjithë vëmendja e kësaj jave për dashamirët e boksit ishte në Brooklyn të New Yorkit, kjo pasi qyteti amerikan ishte nikoqir i duelit mes Deontay Wilder dhe Bermane Stiverne.

Wilder është kampion aktual në WBC për pesha të rënda dhe arriti ta mbrojë titullin për herë të gjashtë që kur e fitoi në janar të 2015 po ndaj Stiverne.

Deontay Wilder pasi rrëzoi për herë të fundit Bermane Stiverne në raundin e parë. Foto: Getty Images

32-vjeçari ashtu edhe siç pritej e fitoi meçin kundër Stiverne, por për dallim nga hera e parë (janar 2015) e bëri me nokaut, ashtu siç edhe premtoi.

Deontay Wilder gjatë futjes në ring, nuk e quajnë kotë “Bombarduesi i Artë”.

“Bombarduesi i Bronztë” tani ka 39 fitore në karrierë (38 me nokaut), nga 39 meçe, të vetmin qe e ka me pikë, është ai ndaj Stiverne tre vite më parë. Kjo është edhe arsyeja e re-meçit, amerikani dëshironte t’i tregonte botës se herën e parë kundërshtari shpëtoi befasisht nga nokauti.

Raundi 1: Wilder e filloi meçin me disa gjuajte të lehta me të majtën, pot pasi kaloi një minutë i plotë filloi të gjuajë fuqishëm dhe me të djathtën. Ferri për Stiverne erdhi në minutën e fundit ku pësoi tri nokdaune radhazi dhe mbeti i shtrirë, duke mos mundur ta vazhdojë përballjen.
Fituesi: Wilder me nokaut teknik.

https://www.youtube.com/watch?v=Hro1888YFow