Whyte zbulon shumën e parave që Joshua ia ofroi për t’u ndeshur me të

Dillian Whyte ka pohuar se i janë ofruar katër milionë funte për t’u ndeshur me Anthony Joshua, katër herë më pak se Tyson Fury.

Një luftë e peshave të rënda mes Dillian Whyte dhe Anthony Joshua ishte vendosur të organizohet të shtunën e javës së ardhshme në Wembley, por një marrëveshje përfundimtare me dy boksierëve ka dështuar të arrihet.

Joshua do të mbrojë tre titujt botëror të peshave të rënda kundër Jarrel Miller më 1 qershor në Nju Jork.

“Nëse ata duan një luftë serioze, ata duhet të bëjnë një ofertë serioze”, ka deklaruar Whyte, përcjell ‘lajmi.net’.

“Por në mënyrë të qartë ai nuk është serioz për të luftuar me mua, ai është duke u përpjekur vetëm të flas. Unë e di vlerën time”.

“Ajo që njerëzit duhet të kuptojnë është se çfarë është një shumë e madhe parash për ta dhe çfarë është një shumë e madhe parash për mua. Janë dy gjëra të ndryshme”.

“Unë nuk jam duke u përpjekur të tingëlloj arrogant, por katër milionë funte? Unë jam një nga katër luftëtarët më të mëdhenj në botë dhe më të vërtetë nuk mund të ofroni Tyson Furyt 15 milionë funte dhe mua katër milionë”.

SHPËRNDAJE