Whatsapp sjell një përditësim të madh, tani i gatshëm në telefonin tuaj

Whatsapp sapo ka konfirmuar se është duke shtuar një mënyrë radikalisht të re për të biseduar në aplikacionin.

Shërbimi i mesazheve popullore thotë se, nga sot, miliardë përdorues të aplikacionit do të jenë në gjendje të përdorin një veçori të re video thirrjesh në grup.

Kjo lejon deri në katër persona të bisedojnë njëkohësisht brenda aplikacionit me çdo person që shfaqet në ekran në të njëjtën kohë.

Në një post në blogun e tyre WhatsApp ka thënë: “Gjatë disa viteve të fundit, njerëzit janë argëtuar duke bërë thirrje me zë dhe video thirrje në WhatsApp.

“Në fakt, përdoruesit tanë shpenzojnë më shumë se 2 miliardë minuta në telefonata në ditë.

“Ne jemi të ngazëllyer për të njoftuar se grup thirrjet me zë dhe video do të vijnë në WhatsApp duke filluar nga sot.”

Nëse doni të provoni këtë veçori, provoni thjesht të filloni një zë ose video thirrje një-në-një dhe prekni pullën “add participant” në këndin e sipërm të djathtë për të shtuar më shumë kontakte në thirrje.

WhatsApp thotë se të gjitha thirrjet në grup janë gjithmonë të koduara dhe ata kanë projektuar thirrjen për të punuar në mënyrë të besueshme në mbarë botën në kushte të ndryshme të rrjetit.

Funksioni aktualisht po qarkullon në versionet iPhone dhe Android të aplikacionit.