West Ham arrin marrëveshje për Chichariton

West Hami ka arritur marrëveshje me klubin gjerman, Bayer Leverkusen për të nënshkruar me Javier Hernandezin.

29 vjeçari do të fluturojë drejt Londrës për të finalizuar termet personale dhe për të kryer testet mjekësore.

Ndërkohë, sulmuesi austriak, Marko Arnautovic do t’i nënshtrohet testeve mjekësore 48 orëve të ardhshme pasi West Hami arriti marrëveshje me Stoke Cityn.

Merret vesh se Stoke City ka pranuar një ofertë prej rreth 24 milionë funteve për lojtarin.

Hernandez ka shënuar 39 gola në 76 paraqitje për Leverkusenin.