Werderi uron Pavarësinë e Kosovës me foton e Rashicës

Werder Bremeni ia ka uruar shtetit të Kosovës 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë përmes një postimi në Facebook.

Klubi gjerman urimin e ka shoqëruar me një foto ku shihet ylli kosovar, Milot Rashica, i cili mbron fanellën e këtij klubi, shkruan lajmi.net.

‘’Urime dita e pavarësisë’’, shkruan faqja e Werderit.

Lojtari, që po shkëlqen me skuadrën nga Bremeni, është kthyer në njeriun kryesor për skuadrën e Florian Kohfeldt.