VW rrit deri në një milion prodhimin e makinave

ATSH-DPA/ – Gjiganti gjerman i makinave Volkswagen planifikon të rrisë prodhimin në fabrikën e tij kryesore të prodhimit në Wolfsburg, në veri të vendit, në një milion automjete.

”Rritja e prodhimit do të përfshijë futjen e gjeneratës së fundit, Golf 8, markën më popullore”, shprehet Andreas Tostmann, kreu i prodhimit dhe logjistikës për markën kryesore VW.

”Prodhimi i Golfit në qytetin lindor gjerman të Zwickau dhe Puebla në Meksikë do të zhvendoset në Volfsburg”, tha ai.

Deri në vitin 2020, Tostmann tha se parashikonte një rritje të prodhimit në të gjitha fabrikat gjermane me 25%.