VW investon 3.5 miliardë dollarë për modelin Golf 8

Volkswageni do të investojë 3.5 miliardë dollarë në fabrikën në Wolfsburg për të bërë gati gjeneratën e tetë të modelit Golf.

Një pjesë e kësaj shume do të përdoret në ndërtimin e një qendre të re të dizajnit.

Golfi do të krijohet vetëm në fabrikën në Wolfsburg që nga gjenerata e tetë.

VW nuk ka dhënë asnjë detaj për Golf 8, përpos që ai pritet të debutojë në vitin 2019.

Modeli i ri gjerman pritet të ketë sistem hibrid dhe do të jetë rreth 70 kilogramë më i lehtë se gjenerata e shkuar.

Versionet GTE, GTI dhe R pritet të kenë më shumë fuqi.