VV: Policët e Hashim Thaçit kërcënojnë e rrahin studentët

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me incidentet që ndodhën gjatë ligjëratës së Presidentit Hashim Thaçi, para studentëve të UBT-së. Dy studentëtë Diellza Arifi dhe Korab Muhadri e kishin quajtur Thacin “President i gazit, i klanit Pronto dhe hajn” .

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, studentëtë janë kërcnuar dhe rrahur nga sigurimi, ndërsa Muhadri është kidnapuar nga katër polic zyrtarë të eskortës së presidentit.

“Për shkak të protestës nga ana e studentit Muhadri për faktin që nuk iu dha fjala, katër policë me veturën zyrtare të eskortës së Thaçit, me targat 156-01, e kanë kidnapuar atë në rrugë, duke e futur në veturë, që më pas ta kërcënojnë e ta rrahin, si dhe ta porosisin që asnjëherë të mos ngreh zërin ndaj Thaçit. Tre nga këta policë ishin Arben Bytyqi, Arsim Jashanica dhe Arsim Rashica, të cilët e kanë kërcënuar studentin Muhadri edhe me jetë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

“Aktet e tilla janë kriminale dhe janë të papranueshme. Policët e këtillë janë shërbyes të pushtetarëve kriminelë, siç është Hashim Thaçi, e jo shërbyes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, thuhet më tej në reagim.