VV e quan skandaloze vendimin për lirimin e Sali Mekajt dhe Nuhi Ukajt

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimeve të fundit të Gjykatave në rastin e ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekajt dhe në atë të ish-kryetariot të Gjykatës Komuanle të Prishtinës, Nuhi Ukajt. Sipas këtij subjekti politik, këto dy rastë dëshomojnë se sistemi i drejtësisë në Kosovës është i kapur dhe se punon me standarde të dyfishta.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka thënë se vendimet e Gjykatave në këto dy raste janë skandaloze.

“Dje dhe pardje ishim dëshmitar të dy vendimeve të padrejta dhe skandaloze. Të enjten Gjykata Themelore në Prishtinë nxori një aktvendim për mbylljen e seancave gjyqësore ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekajt apo njeriun e klanit “printo” përbrenda sistemit të drejtësisë. Pra gjykata vendosi që të përjashtoi mediat dhe publikun nga seancat gjyqësore edhe pse me Kushtetutën e Kosovës dhe me Kodin e Procedurës Penale garantohet transparenca dhe publiciteti i seancave gjyqësore”, ka deklaruar Haxhiu duke thënë se kështu ata që kanë keqpërdorur detyrën zyrtare po mundohen të fshihen nga publiku, shkruan zeri.info

“Rasti i dytë ishte skandali që ndodhi dje, ku Gjykata Themelore në Prizren shpalli të pafajshëm drejtuesin e një grupi kriminal, Nuhi Ukajn apo ish-kreun e Gjykatës Komunale në Prishtinë i cili akuzohej për krim të organizuar dhe mashtrim… Sistemi i drejtësisë ka marr rolin e avokatëve apo të mbrojtësve të kriminelëve ose po shërben si lavatriqe e tyre”, ka shtuar deputetja Haxhiu duke thënë se drejtësia po punon me standarde të dyfishta, pasi sipas saj në rastet e personave të afërt me pushtetin, gjykatat po i lënë rastet të vjetrohen, ndërsa në rastet e kundërshtarëve politik, si anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, rastet nuk vjetrohen.

Ndërsa Ish-avokati i Popullit, tani anëtar i Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka thënë se gjykatat dhe ekspertët kanë vërtetuar se Nuhi Ukaj ka shkaktuar dëme në vlerë 60 milionë euro. Prandaj sipas tij lirimi i ukajt është skandaloz. Ai në fund ka thënë se Kosova nuk mudn të pres liberalizim të vizave përderisa gjyqësori është në këtë nivel.

“Nuk mund të pritet liberalizim i vizave përderisa vazhdimisht në Raportin e Progresit thuhet se Sistemi i drejtësisë në Kosovë është në stadin fillestar”, është shprehur Kurteshi.