VV dorëzon ankesë në Supreme ndaj vendimit të PZAP-it për Prishtinën e Prizrenin

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Suprem ankesë ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili çon në rinumërim të tërësishëm Prishtinën e Prizrenin
PAZAP dje ka marrë vendim që ta do dërgoj në rinumërim Prishtinën dhe Prizrenin.

Mul Desku, nga PZAP, ka thënë për Ekonomia Online se ky vendim është marrë pas parregullsive që partitë pretendojnë se kanë hasur gjatë balotazhit të së dielës.

Në PZAP janë bërë dhjetë ankesa. LDK edhe zyrtarisht kërkoi rinumërimin në kryeqytet.

Se në komunën e Prishtinës ka pasur parregullsi gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve të së dielës, e tha Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidati i së cilës ka një rezultat të ngushtë më Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes.

Përveç Prishtinës, në rinumërim do të shkojë edhe Komuna e Prizrenit. Në këtë qytete, PDK pretendon se ka pasur shkelje.

PDK-ja ka kërkuar rinumërim të të gjitha kutive të votimit në Komunën e Prizrenit, pasi siç thonë ata ka pasur shkelje të mëdha dhe mospërputhje të procesverbaleve të rezultateve.