Vuçiq e cilëson dorëheqjen e Haradinajt si taktikë politike

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka cilësuar si mashtrim politik dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit të Kosovës.

Pas marrjes së ftesës nga Gjykata Speciale, Haradinaj ka thënë se po jep dorëheqje për shkak se nuk dëshiron ta poshtërojë Kosovën.

Ndërsa Vuçiq e ka quajtur vendimin e Haradinajt si “mashtrim politik”, raporton FoNet, transmeton Klan Kosova.

Sipas tij, dorëheqja e Haradinajt është mashtrim politik për të fituar më shumë popullaritet. Ai ka shtuar se Serbia duhet të tregojë maturi dhe nuk duhet të reagojë me eufori.