Vritet Zozan Temir “figura markante” e PKK-së

Zozan Temir, pjesëtarja e YPG-së, nga krahu i grave të organizatës terroriste YPG, për të cilën shpesh kanë shkruar mediat perëndimore, është vrarë gjatë sulmeve të fundit ajrore të Forcave Turke pranë qytetit juglindor turk të Sirnakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç mëson gazetari i AA nga burime të sigurta, pas përfundimit të testimeve është konstatuar se në mesin e shtatë terroristëve që u neutralizuan gjatë sulmeve ajrore më 15 nëntor në rajonin Bestler-Dereler, ndodhet edhe terroristja Zozan Temir, e cila mbante emrin e koduar “Zozan Cudi”.

Temir, për të cilën u konfirmua se në radhët e forcave të koalicionit, në krye me SHBA-të, ka luftuar kundër DEASH-it, gjatë përleshjeve në Kobani, në mediat evropiane dhe amerikane u prezantua si “pjesëtarja 20-vjeçare e YPG-së Zozan Cudi, me origjinë nga Kamislia e Sirisë, është betuar të shkatërrojë DEASH-in”.

Buimet e sigurisë theksojnë se kjo është një nga provat konkrete për lidhjen në mes të organizatave terroriste PKK dhe PYD/YPG, apo thënë me saktësisht, të dy organizatat ndajnë ideologjinë dhe burimet e njëjta.

YPG është krahu i organizatës terroriste PKK në zonën e Sirisë.