Vritet një person në Gjilan

Një vrasje ka ndodhur pasditen e djeshme në Gjilan. Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar. Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i policisë në Gjilan.

Sipas tij, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që pas një mosmarrëveshje njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri viktimën duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurës.

“Në vendin e ngjarjes, dje rreth orës 17 e 50 minuta, kanë dalë njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, ka thënë Hashani.

Me vendim të prokurorit të shtetit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.