Vritet një 29 vjeçar në Dibër

Një 29 vjeçar është vrarë me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Dibrës pas një konflikti.

Sipas informacioneve, 29 vjeçari fillimisht ka mbetur i plagosur, por ka ndërruar jetë në spital, duke mos i rezistuar plagëve.

Ndërkohë policia thotë se ka kapur tre persona, dy prej tyre vëllezër si autorë të dyshuar të ngjarjes.

“Rreth orës 03.00, datë 17.09.2019, fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambjentet e një lokali në fshat, shtetasi Q.P, 24 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin M. H, 24 vjeç, dhe ky i fundit, në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P, 29 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në pranga u vunë autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit Q.P, banues në fshatin Sllatinë, vëllai i shtetasit D.P. J.H. dhe M. H., vëllezër, banues në fshatin Sllatinë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për herime të mëtejshme