Vritet ish-futbollisti malazez gjatë stërvitjes

Goran Lenac (33) nga Kotori, ish-futbollist, ndërroi jetë mbrëmë vonë rreth orës 19:00 pasi u qëllua nga një person i panjohur. Lenac ishte duke trajnuar në stadiumin Bokel, kur iu afrua një burrë dhe e qëlloi në kokë.

Lenac menjëherë u dërgua në spitalin e Kotorit, ku mjekët luftuan për të mbajtur në jetë, por ai iu nënshtrua plagëve. Lenac është ish-lojtar i Bokel.

Policia vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasjes.