Vritet edhe një shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Greqi, ku një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Omonia të Athinës.

Mediat greke raportojnë se shqiptari u qëllua me armë në ambientet e jashtme të një lokali dhe se ngjarja ndodhi rreth orës 22.40 të së mërkurës.

Gjithashtu bëhet e ditur se autorët janë arratisur.

Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit por autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.