Vriten me armë zjarri dy persona në Vlorë

Dy persona kanë mbetur të vdekur në një lokal në fshatin Gjorm, pas një sherri mes tyre.

Ngjarja, sipas një dëshmitari ka ndodhur në mbrëmje, pasi dy personat janë konfliktuar për motive që ende mbeten për t’u sqaruar.

Viktimat janë Artjol Shenaj, 31 vjeç dhe Mariglen Memaj, 35 vjeç. Sipas hetimeve të para, një nga viktimat pasi ka qëlluar për vdekje personin tjetër ka kryer vetëvrasje, megjithatë policia nuk ka dhënë një variant zyrtar.

Të dy personat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme dhe trupat janë nisur drejt morgut.