Vriten 5 ushtarë të Turqisë në Siri

Si pasojë e një sulmi me autobombë nga organizata terroriste DEASH në Suflanijah të El Bab-it në Siri, 5 ushtarë të Turqisë kanë rënë dëshmorë dhe 9 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë thuhet se sulmi ka ndodhur sot rreth orës 13:40 sipas orës lokale në rajonin e quajtur Suflanijah të El Bab-it, ku një terrorist ka shpërthyer veten e tij në një makinë autobombë në afërsi të vendit ku ndodheshin ushtarët.

Në deklaratë thuhet se 5 ushtarë kanë rënë dëshmorë, ndërsa 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërta të improvizuara në zonë dhe më pas janë transferuar drejt spitaleve të Turqisë.