Vriten 40 persona në 2 xhami ne Zelanda të Re, mbi 20 të plagosur

40 persona kanë vdekur dhe mbi 20 të tjerë kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë që kanë ndodhur në dy xhamitë në qytetin e Christchurch të Zelandës së Re.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e përshkroi këtë si një nga “ditët më të errrëta” të vendit.

Ajo ka konfirmuar se 40 persona janë vrarë dhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur në sulmet ndaj dy xhamive në Christchurch.

Në ndërkohë, zëdhënësi i Policisë ka njoftuar se për këtë rast tre burra dhe një grua janë në paraburgim derisa ka paralajmëruar se shumë të dyshuar të tjerë mund të jenë akoma të lirë.

Dëshmitarët u kanë thënë mediave lokale se kur kanë ndodhur të shtënat kanë vrapuar që të shpëtojnë jetët e tyre derisa kanë parë edhe njerëz të përgjakur në afërsit të xhamisë Al Noor.

Autoritetet kanë këshilluar që të gjitha xhamitë në qytet të mbyllen deri në një njoftim tjetër duke thënë se ky ishte një akt i pashembullt i dhunës.

SHPËRNDAJE