Vret dy policë dhe i vendos zjarrin 7 shtëpive

Dy oficerë policie në Honolulu u qëlluan për vdekje kur iu përgjigjën një thirrje për ndihmë të Dielën në Waikiki.

Pas të shtënave, një zjarr shpërtheu në shtëpinë që oficerët ishin thirrur. Tre persona, përfshirë edhe të dyshuarit, mbeten në zjarr.

Skena kaotike e krimit tërhoqi në vend edhe FBI dhe ATF.

Tani Departamenti i Policisë Honolulu dhe komuniteti janë duke vajtuar oficerët e tyre të vrarë dhe duke kërkuar mbetjet e të dyshuarit.

Po ashtu shtatë shtëpi u “shkatërruan plotësisht” në flakë dhe disa shtëpi të tjera pësuan dëme nga zjarri dhe tymi, sipas shefit të zjarrit të Honolulu Manuel Neves./tch