Vrasja e shtatëvjeçarit trazon Zvicrën dhe Kosovën

Në Lipjan u hap e pamja për 7 vjeçarin Ilias Mahmuti që u vra në Zvicër mesditën e së enjtes.

Familjarët e fëmiut, jetën e të cilit e shoi një grua e moshuar, pasi e qëlloi me thikë disa herë, kanë pak informacione rreth krimit në Basel.

Mediat zvicerane thonë se e dyshuara, një 75 vjeçare, pas sulmit u ka dërguar mesazh telefonik disa personave të cilëve u tregoi çfarë ka bërë.