Vrasja e gazetares malteze, arrestohet biznesmeni i lidhur me politikën

Policia në Maltë ka arrestuar sot një prej biznesmenëve më të njohur të vendit në lidhje me një hetim mbi vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia.

Miliarderi Yorgen Fenech, pronar i kompanisë 17 Black, u arrestua policia teksa po përpiqej të ikete me një jaht nga ujërat detare.

Arrestimi i tij lidhet me ngjarjen që tronditi vendin në shkurt të 2017, ku gazetarja Galizia u vra pak pasi kishte pohuar se kompania e miliarderit, 17 Black, ishte lidhur me politikanët. Ajo u eliminuar pasi në makinën e saj iu vu një bombë.

Fenech është anëtar i një grupi biznesesh që e patën fituar tenderin për ndërtimin e një termocentrali në vlerë prej 450 milionë euro dhe deri tani ka qenë drejtor dhe bashkëpronar i një grupi biznesi që fitoi një koncesion të madh energjie nga shteti i Maltës për të ndërtuar një stacion energjie elektrike në ishull.

SHPËRNDAJE