Vrasja e djeshme në Prishtinë, i dyshuari ende në arrati

Një 45 vjeçar me iniciale G.R ka mbetur i vdekur pas lëndimeve të marra gjatë një përleshje fizike te nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë.

Prokuroria ka njoftuar se deri më tani nuk dihen motivet e kësaj rrahje.

Ndërsa i dyshuari është ende në arrati, njofton PK, përcjell lajmi.net.

“Rr. Bill Klinton, Prishtinë 20.07.2019 – 17:51. Është raportuar se viktima mashkull është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i panjohur. Viktima është goditur në kokë duke mbetur pa vetëdije. I njëjti nuk ka mundur ti përballojë lëndimet e marra dhe ka ndërruar jetë. I dyshuari gjendet në arrati”.