Volkswagen publikon fotografi të ‘Golf 8’ në versionin karavan

Gjiganti i makinave gjermane ka konfirmuar se gjenerata e re e Golfit do të prodhohet në versionin karavan.

Në fakt, Golf SportWagen (Variant) dhe Alltrack tashmë janë anuluar zyrtarisht për tregun amerikan, transmeton lajmi.net.

Kësisoj, mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me versionet evropiane, veçanërisht pasi një vit më parë u shfaqën informacione se e njëjta gjë mund të ndodhë në kontinentin e vjetër.

Golfi i gjeneratës së tetë, në edicionin hatchback, do të shfaqet premierë në tetor, dhe pritet të dalë në sallone deri në fund të këtij viti, teksa versioni karavan pritet deri në mesin e vitit 2020. 

SHPËRNDAJE