Vogëlushja e verbër siriane shpreson të shërohet në Turqi

Shtatëvjeçarja Shejma Tafili, e cila humbi shikimin e saj si rezultat i një sulmi me raketa që supozohet të jetë kryer nga forcat e regjimit sirian, ëndërron që të shërohet, raporton Anadolu Agency (AA).

“Derisa po vinim në Turqi (nga Halepi) me familjen time, automjeti ynë u sulmua nga raketa të forcave të regjimit. Djali im dhjetëvjeçar e humbi jetën, vajza ime humbi shikimin”, tha nëna e shtatëvjeçares Shejma, Beraim Tafili për AA.

Pas sulmit, Beraim e dërgon vajzën e saj Shejma në provincën juglindore të Turqisë Gaziantep, ku ajo është duke marrë trajtimin që nga “dita e errët” e sulmit.

“Ka dy vite që vij në Turqi. Unë jam duke luftuar për trajtimin e vajzës sime”, shprehet Beiram, e cila ende jeton në Siri.

Shejma pësoi një dëmtim në kokë dhe u shërua fal trajtimit në Turqi.

“Nuk ka asgjë për të bërë për sytë e saj, nuk ka trajtim për të në Turqi. Fëmija im duhet të trajtohet jashtë vendit. Kemi aplikuar në disa spitale nëpërmjet të afërmëve tanë në SHBA dhe Kanada”, thotë nëna e vogëlushes Shejma.

“Vajza ime dëshiron të jetë në gjendje të shohë. Asaj më së shumti i mungon shkolla. Ajo dëshiron të luajë me miqtë e saj”, thekson ajo, duke shtuar se dëshiron ta shohë të vajzën e saj të vrapojë dhe të jetë e lumtur.

Shejma mbetet aktive dhe energjike përkundër humbjes së shikimit të saj.

“Ëndrra ime më e madhe është të bëhem mjeke. Unë dua t’i shërojë pacientët si unë”, thotë shtatëvjeçarja Shejma.

Shumë sirianë vijnë në Turqi për të marrë trajtim mjekësor.

Turqia mirëpret mbi 3.2 milionë refugjatë sirianë, shifër e cila është më e madhe se në çdo vend tjetër në botë.

Vendi ka shpenzuar 30 miliardë dollarë nga burimet e veta nacionale për të ndihmuar dhe strehuar refugjatët që nga fillimi i luftës civile siriane, e cila këtë vit është në vitin e shtatë.