Vlera e Apple bie poshtë 1 trilion dollarëve

Apple ra poshtë vlerës së 1 trilion dollarëve ditën e enjte ndërsa aksionet u zhvlerësuan me 7% edhe pse gjigandi i iPhone postoi rezultate financiare rekord.

Të ardhurat e kompanisë u rritën me 20% në 62.9 miliardë dollarë ndërsa fitimi u rrit me 31% në 14.1 miliardë dollarë.

Por shqetësimet për rënien e shitjeve në muajt në vijim bënë që vlera e aksioneve të binte.

Situata u përkeqësua edhe më tej kur kompania tha se nuk do të publikoi shifra për numrin e pajisjeve të shitura.

Numri total i smartfonëve të shitura ra globalisht për herë të parë në 2017-ën.

Por strategjia e Apple duke rritur çmimin e iPhone duke se ky dhënë rezultat.

Në tre mujorin e fundit që u mbyll në Shtator kompania shiti 46.9 milion iPhone.

Që nga fillimi i vitit kompania ka gjeneruar 265.5 miliardë dollarë të ardhura dhe 59.5 miliardë dollarë fitim.

Për tre mujorin e ardhshëm Tetor-Dhjetor kompania pret shitje mes 89 deri në 93 miliardë dollarë ndërsa Wall Street ka pritur të paktën 93 miliardë dollarë.

Vitin e kaluar kishte shitur vetëm 88.3 miliardë dollarë shërbime e produkte.