Vidhet bankomati i një banke në Durrës

Një bankomat është vjedhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Burime nga policia për Top Channel raportojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.14, Durrës.

Persona të paidentifikuar kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë, ku dyshohet të kenë marrë një sasi lekësh ende të papërcaktuar.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.