Video/ Publikohen pamjet e sulmit me armë në Gjermani

Një person është arrestuar në qytetin lindor Halle në Gjermani, pas të shtënave me armë zjarri që kanë lënë të vdekur dy persona.

Në videot e shpërndara në rrjete sociale duket se një person me uniformë kamuflazhi qëllon me armë automatike. E përditshmja Bild ka pohuar se autori ka nisur sulmin afër një sinagoge në zonën Paulus në qytetit, mirëpo një gjë e tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes por sidoqoftë banorët e zonës janë urdhëruar të qëndrojnë në banesat e tyre deri në përfundimin e operacionit të policisë.