VIDEO/ Merkel përjeton sërish dridhje gjatë ceremonisë zyrtare në Berlin

Angela Merkel ka insistuar se gëzon shëndet të mirë pasi ka përjetuar një moment tjetër dridhjesh gjatë një eventi në Berlin

Kancelarja gjermane u pa duke u dridhur gjatë nderimeve ushtarake me kryeministrin e Finlandës, Antti Rinne, në oborrin e kancelarisë së saj të mërkurën në mëngjes.

Kësaj here dridhjet kanë  qenë më pak intensive sesa në dy rastet e mëparshme dhe pushuan pasi Merkel nisi të lëvizte.

“Jam mirë dhe nuk duhet të shqetësoni për mua”, tha ajo në një konferencë për shtyp pas takimit, duke shtuar se ajo po kalonte një fazë rikuperimi psikologjik pas të episodit të saj të parë të tronditjes muajin e kaluar.

Më 18 qershor, ajo u pa dridhur gjatë nderimeve ushtarake për presidentin vizitues ukrainas, Volodimir Zelenskiy. Ajo më vonë tha se fajin për këtë e kishte dehidratimi, duke thënë se ndihej më mirë pasi kishte pirë ujë. /Opinion.al/


https://www.youtube.com/watch?v=HlOrcgvgiRs