Video/ Ja çfarë do të ndodhte nëse SHBA dhe Rusia nisin një luftë tjetër

Çfarë do të ndodhte në qoftë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia do luftonin kundër njëra tjetrës në një luftë të re, atë mes armëve nukleare.

Sipas një studimi të bërë nga Princenton University në rast se ndodh një luftë e tillë pasojat do të jenë katasrofike dhe Europa do të jetë kontinenti më i prekur.

Modeli është projektuar në disa plane të mundshme të kësaj lufte shkatërrimtare. Parashikohet se nëse do të ndodhte një luftë e këtillë, 34.1 milionë persona do të vdisnin brenda pak orëve.

Konflikti katastrofik do të linte 55.9 milionë të lënduar. Në këtë luftë parashikohet se do përfshihej thuajse mbarë Europa, sipas aleancës që ata kanë, me Perëndimin ose Rusinë. Pas kësaj, do të hidheshin bomba nukleare në SHBA dhe në Rusi, në qytete kryesore e metropole. Kështu do mbeteshin edhe 88.7 milionë njerëz të lënduar.

Shumë vende do të shpëtonin dhe nuk do të goditeshin direkt, por efekti i amrëve nukleare do të prekte edhe ato vende.

Videoja ilustruese u publikua nga Daily Mail. Ju ftojmë ta shikoni: