Skuadra e Barcelonës ka konfirmuar rikthimin e Victor Valdes.
Portieri më i suksesshëm në histori të Barcelonës, Valdes, është rikthyer tek skuadra katalane, bën të ditur faqja zyrtare e Barcelonës, transmeton lajmi.net.
Ai ka nënshkruar një kontratë që do ta mbaj atë deri në vitin 2020 tek Juvenil A (U-19), në postin e trajnerit, kontratë e cila mund të vazhdohet edhe për një sezon.
Juvenil A do të nis më 29 korrik fazën parasezonale, dhe Valdes do të debutojë si trajner në Johan Cruyff Stadium, më 27 gusht, kundër të rinjve të Ajax.