Vetëvritet një polic në Gjilan

Një oficer i Policisë së Kosovës i ka dhënë sot fund tragjikisht jetës së tij.

B.I., 43-vjecar, ka bërë sot vetëvrasje në një WC të një kafeneje në lagjen Dheu i Bardhë, në qytetin e Gjilanit.

Dëshmitarët që ishin në lokal kanë thënë se nuk është dëgjuar zhurmë fare, veçse thonë se ai ka qenë djalë i urtë dhe punëtor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Po ashtu, aty po qëndron edhe një ekip i mjekësisë ligjore.

Pronarët e lokalit ku Ismajli ka vrarë veten nuk kanë pranuar të flasin për këtë rast të ndjeshëm.

I ndjeri ka lënë pas vetes tre fëmijë – dy vajza dhe një djalë.