Vetëvritet me armë zjarri një serb në Zubin Potok, policia jep detaje

Një rast i vdekjes së dyshimtë është regjistruar dje në Zubin Potok.

Mëngjesin e së dielës, përkatësisht në ora 08:20, në Zubin Potok, dyshohet se një serb ka vrarë veten me armë zjarri në shtëpinë e tij, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima kishte vuajtur nga një sëmundje e rendë.

Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitë relevante të policisë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është  dërguar në  IML për obduksion.